U tha se kanë arritur shtatë mijë teste për koronavirusin e ri Covid-19
Ishte vetë ministri i shëndetësisë Arben Vitia që me 28 mars kishte njoftuar për arritjen e këtyre testeve, shkruan arbresh.info.
“Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera”.
Por arbresh.info mëson nga burimet e saja se nuk kanë arritur shtatë mijë teste siç po thuhet, por vetëm 1000 teste, si dhe u është thënë që vetëm edhe 2000 mijë teste mund të vijnë jo më shumë.
Se nuk kanë arritur të shtatë mijë testet e konfirmon edhe Xhevdet Jakupi, shef i Departamentit të Mikrobiologjisë, por që nuk tregon numrin e saktë të atyre që kanë arritur.
Arsyeja për këtë ai thotë se varet nga transporti.
“Kanë arritur një pjesë e 7 mijë testeve. Pra, një pjesë kanë mbërritur të hënën edhe një pjesë tjetër është rrugës e sipër, tash varet prej transportit se kur do të mbërrijë. Gjasat janë që të mbërrijnë tjetrën javë , por ne po shpresojmë që të vijnë në fund të javës, sepse po varet prej transportit”, ka thënë shefi i këtij departamenti.
I pyetur për atë që po konsiderohet numri i ulët të testimeve Jakupi thotë se Kosova qëndron relativisht mirë, krahasuar me Shqipërinë duke thënë se janë duke u kryer më shumë teste për kokë banori.
“Po testohet secilën ditë, ku vetëm dje janë kryer afro 200 testime, dhe jemi relativisht mirë, sepse nëse e marrim parasysh Kosovën deri dje janë testuar gjithsej 1800 mostra, e nëse e marrim shembull rajonin e Shqipërisë, që ka popullatë gati 3 milion banorë, deri dje i kanë testuar 2000 teste. Në krahasim me Shqipërinë, për kokë banori jemi duke testuar shumë më shumë, dhe po ashtu edhe me shtete të tjera të rajonit, kështu që të gjithë personat që kanë ndonjë indikacion epidemiologjik, testohen”.
Tutje ai bën të ditur se po testohet më shumë se sa vërtet raste e kjo shihet që 1800 mostrat e marra vetëm 7 apo 8 përqind kanë rezultuar pozitive.
“Relativisht po testohet shumë më shumë, se sa vërtet që ka raste, sepse shihet se prej afër 1800 mostrave, shumë pak janë pozitive, diku 7 apo 8 për qind, kështu që 92 për qind, është negativ rezultati, kjo tregon se po testohet shumë më shumë se sa realisht që ka indikacione, edhe pse marrja e mostrave bazohet gjithmonë te rastet suspekte dhe të gjitha kontaktet që kanë qenë suspekte”, u shpreh Jakupi.
Ndërkohë në Kosovë ka shkuar në 135 numri i të infektuarve me Covid-19, një numër ky më i ulët se sa vendet fqinje./E.Ballazhi/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...