Kuvendi nuk pati kuorum për miratimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. Vetëm 55 deputetë morën pjesë në votim.
Në seancën e jashtëzakonshme ku u shqyrtua propozim vendimin në fjalë, ku ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka arsyetuar këtë, e cila theksoi se Qeveria ka vendosur për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.
Ajo theksoi se sipas vendimit të qeverisë, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Për këtë propozim pati debat mbi 3 orë me akuza dhe kritika nga deputetët e opozitës për krizën energjetike në vend.
Deputetë kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30, për të vazhduar seanca për debatin parlamentar në lidhje me krizën energjetike në Kosovë, të iniciuar nga Grupi parlamentar i AAK-së.
Në këtë seancë pritet të miratohen edhe 5 marrëveshje ndërkombëtare.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë