Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka shqyrtuar Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, i cili nuk mori mbështetjen e anëtarëve të këtij Komisioni.
Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu tha se përveç që është në kundërshtim me legjislacionin e BE, ka edhe disa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë ndryshim.
“Projektligji cenon sigurinë juridike dhe është mjaft i dëmshëm”, tha Haxhiu, përcjell ksp.
Ndërsa, Frashër Krasniqi duke iu referuar mendimit të deputetes Haxhiu, tha se Gjykata Kushtetuese të vendosë me vendimin e saj.
“Nuk besoj që ka problem as në aspektin e integrimit, por as ndonjë cenim juridik”, theksoi Krasniqi.
Katër anëtarë ishin pro ndryshimit të ligjit, po ashtu katër ishin kundër, ku edhe nuk kaloi ky projektligj.
Ndërsa, Komisioni sot ka miratuar raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018, edhe pse kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se nuk ka pasur aktivitete në vitin e kaluar ngaqë ka qenë jo funksional komisioni.
Ndërsa, KQZ është duke hartuar projektin për ndërtimin e një objekti për Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit (QNR).
Kostoja e këtij projekti parashihet të jetë mbi 1 milionë euro të financiar nga BE.
Po ashtu në këtë Komision, Raporti me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social, meqë nuk pati kundërshtime u konsiderua se Komisioni miratoj këtë raport. Komisioni po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...