Nuk kalon asnjë projektligj në Komisionin për Integrime Evropiane, i cili u mbajt sot në Kuvendin e Kosovës, ku në rend dite ishin disa pika ndër të cilat edhe: Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se këto projektligje nuk janë të rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së.
“Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin për noteri. Ky projektligj nuk rregullon në mënyre specifike me legjislacionin e BE”, ka thënë ajo.
Krasniqi ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, se nuk është në mënyrë specifike i rregulluar me legjislacionin e BE.
Ajo ka shtuar se për këtë projektligj nuk janë marr parasysh as një propozim dhe rekomandim i BE-së për të cilin tha se ka pranuar edhe një email nga zyra e BE në Kosovë të cilët janë shprehur të shqetësuar.
“Shqyrtimi i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ky projektligj nuk është i rregulluar në mënyrë specifike me legjislacionin e BE. Janë dhënë propozime dhe rekomandime nga BE-ja por që nuk janë marr parasysh nga komisioni funksional. Kam edhe një email nga ambasadori Sozynog për mos përfshirjen e propozimeve dhe rekomandimeve të BE-së”./rtk
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...