Problemit të qenve endacak në kryeqytet nuk po i vijë fundi.
Ani pse ishte paralajmëruar se do bëhet një zgjidhje, kjo nuk ka ndodhur dhe si duket nuk do të ndodh ende.
Megjithatë Prishtinë është afër zgjidhjes së problemit me trajtimin dhe mirëmbajtjen e qenve endacak, raporton arbresh.info.
Qendra për Trajtimin e qenve endacak është gati në përfundim. Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës për arbesh.info.
Në një përgjigje Komunës thuhet se kjo qendër nuk është strehimore, por në këtë qendër do të bëhet vetëm trajtimi me metodën KSLV dhe pas hospitalizimit qentë mbeten prapë të lirë.
“Objekti i Qendrës për Trajtimin e qenve endacak sa i përket fazës së punëve ndërtimore është në përfundim e sipër, mirëpo janë edhe punët përgatitore të infrastrukturës të cilat janë të domosdoshme për funksionalizimin e qendrës. Këtu do të bëhet trajtimi me metodën KSLV dhe pas hospitalizimit qentë mbeten prapë të lirë. Kjo nuk është strehimore. Strehimorja duhet të ketë hapësirë shumë më të madhe, mandej objektet përcjellëse për trajtim, strehim, rehabilitim, përgatitje për adoptim, që do të thotë për qëndrim afatgjatë”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë për Shërbime Publike të Komunës së Prishtinës.
Sipas tyre, deri më tani janë trajtuar një numër i madh i qenve, e që me kontrata janë të planifikuar të trajtohen rreth 4000 mijë qenë endacak.
“Deri më tani me kontratat që i kemi në realizim i kemi trajtuar mbi 1500 qenë endacak në bazë të kushteve të përcaktuara sipas Udhëzimit Adminstrativ (MBPZHR) nr.04/2017 dhe Ligjit nr.02/L-10 për kujdesin ndaj kafshëve. Prandaj numrin e saktë të qenve endacak e kemi vetëm në bazë të këtij evidentimi, me kontrata i kemi të planifikuar të trajtojmë rreth 4000 qenë endacak”, thuhet më tej në përgjigjen e komunës.
Po ashtu nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se nga viti i kaluar ka filluar të vendos mikroçipat, në të cilët evidentohen në listë dhe në sistemin elektronik të Agjencnionit të Ushqimit dhe Veterinës.
Ndryshe, prania e madhe e qenve endacak në kryeqytet ka bërë që qytetarët të ndihen të rrezikuar.
52 persona kanë marrë lëndime trupore nga kafshimi i qenve endacak nga 58 sulme që kanë ndodhur vetëm këtë vit në Prishtinë. Këto janë të dhënat e policisë së Kosovës deri në muajin tetor të vitit të kaluar, derisa situata është e ngjashme edhe në komunat e tjera./Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...