Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, ka thënë se punësimi i militantëve partiakë në institucionet publike është vazhdimësi te të gjitha partitë politike të cilat vijnë në pushtet, derisa ka shtuar se nuk ka vullnet politik për t’i ndalur këto punësime.
“Gjitha koalicionet qeveritare e kanë ndjek këtë praktikë. Ka qenë PDK-ja që ka pas më së shumti njerëz të emëruar në struktura të larta dhe borde, kjo ka ndryshuar pastaj me koalicionin mes LDK-së dhe PDK-së ku është rritur numri i punësimeve nga Lidhja Demokratike. Tash është zbeh punësimi i LDK-së dhe ka filluar i AAK-së. Mungon vullneti politik për me u ndal ky fenomen”, ka thënë ai për Express Intervistën në KTV.
Demhasaj i ka quajtur të pasinqerta thirrjet e krerëve të shtetit për të mos e lëshuar vendin.
“Ne kemi një dallim të madh mes deklarimeve ‘mos e lëshoni vendin’ dhe punësimeve partiake. Kjo thirrje nuk është e sinqertë. Rreziku ekziston që kur politizohet hierarkia e Agjensioneve të Pavarura dhe kur kemi një bord të politizuar krijohet kanal më i mirë i punësimeve të militantëve partiakë”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se një nga mënyrat se si mund të ndalen punësimet e tilla është përmes ndërhyrjes së prokurorisë.
“Çka mundet të ndikojë në ndaljen e këtyre punësimeve është ndërhyrja e prokurorisë. Kjo logjike duhet të ndalohet dhe të fillohet një logjikë normale dhe të fillohet të punësohen njerëz të cilët e meritojnë”, ka thënë Demhasaj.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...