Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër dhe gjatë fundjavës Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë trajnime në dy fshatra të Prishtinës, Butovc dhe Zllatar.
Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra dhe se nuk ka vend për shqetësim.
“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona:Fshati Butovc Fshati Zllatar. Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League