Formimi i Ushtrisë do ta sfidojë edhe Qeverinë Haradinaj.
Shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur vazhdon të mbetet ende temë sa e nxehtë aq edhe e paprekshme, kjo për një faktor të vetëm Lista Serbe.
Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje po thotë se nuk ka formim të Ushtrisë pa pëlqimin e Listës Serbe. Madje ai shtoi se përderisa kjo parti është e ndikuar kryekëput nga Beogradi, nuk duhet të pritet që të ndryshojnë mendim për këtë çështje.
Haki Abazi po e vlerëson si gabim të madh të institucioneve të mëhershme të cilët me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel i kanë dhënë rol shumë të madh kësaj partie në temat kyçe për zhvillimin e vendit. Transformimi i Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura ishte premtuar vite më parë nga shumë Qeveri.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...