Nuk ka të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në mes të dy grupeve rrugës për Gërmi

15:14 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Është raportuar në media se në orën 13:00, një person është plagosur ne rrugën drejtë Gërmisë, por ky lajm është demantuar nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo për Arbresh.info, ka deklaruar se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar, shkruan arbresh.info.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar”, ka deklaruar ajo.

Ahmeti ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, policia po punon në identifikimin e personave që dyshohet se gjuajtjen me armë.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme