Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë në lidhje me zjarrin te Hoteli Grand.
“Rreth orës 13:30, zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, bënë të ditur Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, ndërsa policia sipas Ahmetit po angazhohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë./arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...