Ambasadorja në Konsullatën e Përgjithshme në Strasburg, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në qytetin francez.
Në një lidhje direkte për Klan Kosova, ajo ka treguar se edhe stafi i Konsullatës janë të sigurt.
Ahmetaj tha se tashmë të gjitha rrugët në Strasburg janë boshatisur dhe se policia franceze po kërkon të dyshuarin.
Konsullata e Përgjithshme në Strasburg ka vënë në shërbim numrin emergjent në rast nevoje për qytetarët kosovarë.
Numri emergjent i Konsullatës së Kosovës është: 0033 605 763 604.
Ndryshe dy persona kanë vdekur dhe të paktën dhjetë të tjerë janë lënduar pas disa të shtënave në qytetin lindor të Francës, Strasburg, njofton Klan Kosova.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qendër të sheshit Place Kleber
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...