Segmenti i rrugës “ Muharrem Fejza”, duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rreth rrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi” rrugë lidhëse me rrugën “Muharrem Fejza” do të mbyllen për qarkullim, për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë me ç ‘rast do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale, thuhet në njoftimin për media, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, sot, do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.
Njoftimi i plotë për media:
Të nderuar përfaqësues/e të medieve,
Ju njoftojmë se, më datë 20 dhe 21 maj, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi” (rrugë lidhëse me rrugën “Muharrem Fejza”) do të mbyllen për qarkullim, për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë me ç ‘rast do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale.
Ndërsa, sot, do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.
Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:
E premte prej orës 06:00-18:00
E shtune prej orës 08:00-18:00
Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që automjetet mos t’i parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.
Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore, duke shtyrë përpara projekte me interes të përbashkët për Kryeqytetin.
Të bashkëlidhura gjeni edhe situacionin e rrugës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...