Nuk ka pushim të hënën për t’u solidarizuar me ata që janë në vijën e parë të frontit me Covid-19

17:29 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.

Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.

Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme