Nuk ka protesta nesër nga Vetëvendosje

21:02 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të organizojë protesta për nesër (e mërkurë).

Ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, transmeton portali arbresh.info.

Vetëvendosje e ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku i është dhënë të drejtë Presidentit për shpalljen e dekretit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme me fillim nga ora 11.00 ku pritet të hidhet në votim Qeveria me mandatar Avdullah Hotin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme