Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njofton se nuk do të ketë pritje me rastin e Festës së Fitër Bajramit, shkaku i pandemisë.
“Nuk do të organizohet pritje e zakonshme për nder të festës në Kryesinë e BIK-ut dhe as në selitë e Këshillave lokale”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Nën zbatimin e masave strikte u bë edhe falja e namazit të Fitër Bajramit.
BIK-u gjithashtu obligoi besimtarët që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në xhami, duke pastruar dhe dezinfektuar duart, duke mbajtur maskë dhe distancë fizike brenda dhe jashtë xhamive, si dhe të posedojnë sexhade personale.
Po ashtu ju kërkua që në xhami të mos ketë prani të personave me sëmundje kronike dhe atyre që kanë simptoma të virusit, të mos ketë shtrëngim të duarve me njëri-tjetrin me rastin e përshëndetjes apo shprehjes së urimit për Bajram, të mos krijohen turma njerëzish dhe xhemati të shpërndahet menjëherë pas ceremonisë fetare./arbresh.info/
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...