Mesfushori i AC Milan, Franck Kessie ka paralajmëruar Arsenalin rreth ndeshjes së ardhshme kthyese pas disfatës zhgënjyese të “Rossonerëve” mbrëmjen e kaluar në San Siro.
Arsenali siguroi fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të UEFA Evropa Ligës, transmeton portali arbresh.info. Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger siguroi epërsinë me golin e shënuar nga Henrikh Mkhitaryan, por Aaron Ramsey dyfishoi rezultatin një minutë pa përfunduar koha shtesë e pjesës së parë.
Pas disfatës së parë të Milanit që nga 23 dhjetori i muajit dhjetor, Kessie ka bërë të qartë se nuk ka përfunduar ende asgjë.
“Sa besoni në një rikthim në takimin e dytë? Në futboll, gjithçka është e mundur”, ka fillimisht thënë mesfushori.
“Në ndeshjen e fundit ndërmjet Milanit dhe Arsenalit, Milani fitoi 4 me 0 në shtëpi dhe më pas humbi 3 me 0 në Londër. Pasi ne kemi humbur në shtëpi, kjo mund t’i ndodhë edhe atyre. Ndeshja është ende e hapur”
Takimi i dytë ndërmjet dy gjigantëve evropian zhvillohet të enjten e javës së ardhshme duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/
Tensionohet situata në Big Brother, Xheneta tenton me dhunë ...
Kaos në shtëpi, banorët ndjekin Gjestin kur u mori cigaret
Zjarri masiv në Pogradec – Dy banesa do të rindërtohen...
Fisnik Asllani shënon në fitoren e Elverbergut
Vazhdojnë kolonat e gjata, mbi dy orë pritje te Dheu i Bardh...
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sekt...