Google ADS

Nuk ka më transport publik pa pagesë në Prishtinë (VIDEO)

22:33 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

‘Trafiku Urban’ ka vendosur që të gjithë të paguajnë për transportin në autobusët publik.

Por pas kundërshtimeve të organizatave të ndryshme, është arritur pajtim që disa kategori, si veteranët e luftës apo pensionistët, të paguajnë bileta më të lira.

Në vitin 2014, ‘Trafiku Urban’ kishte vendosur që jo të gjithë të jenë të liruar nga pagesa e biletës për qarkullim me autobusët publikë në kryeqytet. Por ky vendin nuk është zbatuar asnjëherë. Megjithatë, tani ‘Trafiku Urban ka vendosur ta zbatojë.

Kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban-Halil Mustafa, tha se këtë vendim e ka mbështetur duke e bazuar në rregulloren e brendshme të trafikut urban.

Në fillim, me vendimin e trafikut urban që të gjithë të paguajnë biletë, nuk pajtoheshin veteranët e UÇK-së. Por pas ankesave, është vendosur që ata të ndahen në kategori, duke bërë që disa të lirohen, e disa të paguajnë më pak. Me këtë është pajtuar edhe Organizata e veteranëve të luftës.

Hysni Gucati, nga Organizata e Veteranëve të Luftës(UÇK), tha se kanë pasur ankesa nga veteranët të luftës “Para 3-4 muakve kemi pas numër t`hatashem të ankesave, por 3 muajt e fundit nuk kemi marrë asnjë ankesë prej veteranëve për trafikun urban. Që 15 ditë jam i njoftumm që është marrë një vendim që të lirohen veteranët e luftës nga pagesa”, tha ai.

Ndërkohë, sipas vendimit të Trafikut Urban, përveç veteranëve, edhe pensionistët duhet të paguajnë gjysmën e biletës, që do të thotë 20 centë. /rtk

 

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155320501633859/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme