Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Onkologjisë, është njoftuar nga menaxhmenti i Klinikës se falë sigurimit të aparatit të ri për rrezatim është arritur të eleminohet lista e pritjes.
” Është kënaqësi të degjojë se më nuk ka listë pritje për Radioterapi, në Klinikën e Onkologjisë, falë investimeve që kemi bërë dhe punës shembullore të stafit të Klinikës së Onkologjisë që po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm”, u shpreh Vitia.
Ai theksoi se janë ndarë afër 1 milion euro për investime të reja në këtë klinikë, që parashihet zgjerimi i shtretërve, shërbimeve, por edhe rinovime te hapësirave.
Drejtori i Klinikës se Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka falënderuar Ministrin për përkrahje, e që ka mundësuar të hiqet lista e pritjes
” Më nuk kemi pritje për Radioterapi, përjashtuar rastet kur për arsye mjekësore pacientëve u caktohet data se kur duhet të fillojnë me rrezatime, raste te tjera nuk presin”, theksoi ai.
Ai pohoi se me renovim dhe zgjerimin e hapësirave puna do të i’u lehtësohet edhe stafit shëndetësorë, ndërsa shtimi i kapaciteteve të shtretërve dhe riorganizimi i dhënjës së shërbimeve onkologjike do plotësojë nevojat dhe cilësinë organizative të shërbimit në Klinikën Onkologjike./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...