Nuk ka mbledhje të Qeverisë në ora 14:00, Haradinaj thotë se Specialja nuk është temë në Qeveri

13:42 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ishte paraparë që sot në ora 14:00 të mbahej mbledhja e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimet  e fundit rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.info.

Mirëpo , sipas burimeve të arbresh.info sot nuk pritet që të ketë mbledhje të qeverisë.

Për mbledhjen e Qeverisë foli edhe kryeministri i Kosovës ,Ramush Haradinaj gjatë një vizite që sot i bëri QKUK-së, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se Gjykata Speciale nuk do të jetë temë në mbledhjen e Qeverisë

“Deri tash nuk ka ndodhë  një mbledhje për këtë temë edhe nuk është temë në Qeveri, Specialja. Praktikat janë deputetët mund t’i drejtohen Parlamentit, Qeverisë, nuk kemi pasur kërkesë për mbledhje”, ka thënë ai./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme