Ka më shumë se 10 ditë që pacientët e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës analizën ” CRP” po detyrohen ta bëjnë në laboratorët private.
Kjo për shkak se në Klinikën e Biokimisë Mjekësore në QKUK është shpenzuar i gjithë materiali dhe furnizimi pritet të bëhet brenda 14 dite.
Mirëpo, kreu i kësaj klinike Shemsi Veseli për Klan Kosovën bëri me dije se klinicistët kanë pasur alternativa të tjera.
“Ju njoftoj që vetëm CRP-ja për momentin nuk është duke u punuar meqë ka skaduar kontrata e vitit të kaluar që është shfrytëzuar 130% për CRP, megjithatë në vend të saj është punuar PROKALCITONIA dhe PRESEPSINA që janë shumë më të ndjeshme se CRP-ja.
“Kështu që për pacientët e spitalizuar, klinicistët kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë këto alternativa derisa të lidhet kontrata e re me Operatorin Ekonomik fitues, ku më së largu brenda 14 ditësh do të përfundojë afati i procedurave-ligjor”, deklaroi Shemsi Veseli, Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore.
I njëjti shtoi se analiza D-Dimer po punohet për të gjithë pacientët spitalor dhe ambulator dhe se ka më shumë se një vit që nuk kanë mbetur pa reagjentë të kësaj analize.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...