Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka befasuar në takimin me përfaqësuesit të vendeve të BE-së gjatë kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë për arsyen se kërkoi nga Bashkimi Evropian që të liberalizohen vizat pa e plotësuar kriterin e demarkacionit me Malin e Zi.
Kryeministri, i cli ka qenë një nga garantorët kryesorë të ratifikimit të kësaj marrëveshje, këtë herë shkoi edhe më larg duke kërkuar edhe rishqyrtimin e kriterit duke e cilësuar si të tepërt për Kosovën.
Por, raportuesja e Kosovës në Parlamentit Evropian, Ulrike Luncek, propozimin e Kryeministrit Mustafa e sheh të parealizueshme.
Ajo është shprehur për Tribuna Channel se bashkimi Evropian nuk do të pranojë ndryshim të kritereve.
“Bashkimi Evropian nuk do të pranojë ndryshimin e kritereve, përfshirë edhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Lunacek.
“Për BE’në, demarkacioni me Malin e Zi dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte të pandashme, dhe pa realizimin e tyre Kosova nuk mund të bëhet pjesë e regjimit të vizave Shengen të BE’së”, është shprehur ajo.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...