“Nuk ka lëvizjes në Paris nëse Prishtina nuk heq taksën”

17:47 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

Nëse Prishtina nuk heq taksat, në Paris do të dëgjojmë serish gjithçka që kemi dëgjuar gjatë gjithë vitit dhe atë që kemi dëgjuar në Berlin dhe Bratislavë.

Kështu deklaroi sot koordinatorja e Konventës Kombëtare për BE në Serbi, Natasha Dragojloviq.

Ajo thotë se është mirë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe  homologu i tij nga Kosova Hashim Thaçi u takuan në forumin GLOBSEC në Bratislavë dhe i treguan njëri-tjetrit se çfarë kanë, ndonëse sipas vlerësimit të saj, nuk pati asgjë të re.

“Takimi në Bratislavë, si dhe takimi në Berlin, nuk solli asgjë të re. Ishte e nevojshme të bëhej diçka më konkrete përpara takimit në Paris, por këtë herë nuk pati asgjë. Përshtypja është se Serbia është nën presion për të njohur pavarësinë e Kosovës pa ndonjë lëshim, andaj edhe zvogëlohet mbështetja për integrimin evropian, pasi duket se përparimi i përgjithshëm i Serbisë është i kushtëzuar nga kjo çështje e lartë politike. Nuk është mirë as për dialog apo për reforma të përgjithshme në Serbi”, vlerësoi Dragojloviq.

Dragojloviq thekson se një zgjidhje kompromisi do të ishte sipas presidentit Vuçiq, në mënyrë që Serbia nuk do të humbasë gjithçka, dhe Kosova nuk do të fitojë gjithçka.

“Kjo nuk është “win-win” por “win-lose” që nuk premton qëndrueshmërinë e një zgjidhjeje të tillë sa i përket stabilitetit dhe sigurisë”, shprehet ajo.

Ajo vlerësoi se forumi GLOBSEC në Bratislavë, i cili, pas konferencës së Munihut, ishte forumi më i rëndësishëm evropian i sigurisë, tregoi se pavarësisht nga problemet kryesore në Evropë, si Brexit dhe kriza në Ukrainë, Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë në agjendën e sigurisë së çështjeve të pazgjidhura evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme