Google ADS

Nuk ka kuorum për projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor

14:30 | 24 Maj 2023
E.H

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur kuorum për votimin në parim të projektligjeve.

Njëri prej projektligjeve të parapara për t’u votuar ishte edhe ai për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Tjetër projektligj për të cilin nuk ekzistuan rrethanat për votim ishte edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Seanca është duke vazhduar ende./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme