Nuk ka kuorum për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

13:53 | 23 Maj 2024
K.B

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratoj Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Nuk pati kuorum për arsye të mospranisë së mjaftueshme të deputetëve.

Ndërsa tani Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në 15:30.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze./Arbresh.info/

Të ngjashme