Google ADS

Nuk ka kuorum| Dështon votimi i projektligjit për rritjen e pagës minimale

14:22 | 13 Maj 2022
S D

Projektligji për Rritjen e Pagës Minimale nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për arsyen se nuk ka pasur kuorum për t’u votuar.

73 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim, me 51 vota për dhe 5 kundër.

Dështimit të votimit i ka paraprirë një debat i ashpër i nxitur nga opozita për shkakun se ligji nuk parasheh rritje të pensioneve të veteranëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme