Nuk ka kuorum për të votuar për ekipin negociator për dialogun me Serbinë (LIVE)

18:11 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka arritur në sallën e Kuvendit.

Po ashtu në sallë kanë hyrë edhe deputetët dhe ka filluar seanca, raporton Arbresh.info.

Në këtë seancë pritet të votohet Ekipi i Unitetit për dialogun me Serbinë.

Mirëpo per te votuar nuk ka kuorum, dhe kështu seanca është shtyrë.

“Nuk kemi kuorum për te votuar për pikën për ekipin negociues, ndërsa seancën e radhës të jashtëzakonshme të thirrur nga kolegët opozitar do ta mbajmë në orën 19:30”, ka thënë Veseli./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2107974795900616/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme