Kosova nuk është vendi i vetëm ku 1 Maji është festë zyrtare.
Dita Ndërkombëtare e Punës festohet në shumë vende të botës dhe në të shumtën e rasteve, kjo ditë shfrytëzohet për protesta, në të cilat sindikatat kërkojnë kushte më të mira për anëtarësinë e tyre.
Por, sa i përket kësaj dite, edhe këtë vit ka vazhduar tradita e festës pranë liqenit të Batllavës, shkruan arbresh.info.
Disa qytetarët për portalin arbresh.info, kanë thënë se pavarësisht se nuk kanë kushte të mira punë këtë ditë kanë zgjedhur të festojnë, edhe pse më mirë ishte dashur që të protestojmë, kanë thënë ata.
Një person që ishte pronar i disa barkave aty, ka treguar se sot nuk kishte aq interesim për shkak të erës.
“Nuk ka pasur interesim për shkak se frymë sot, vitin e kaluar ka pasur më mirë, ndërsa sivjet nuk ka pasur fare interesim”, ka thënë pronari i barkave, në Liqenin e Batllavës.
Ai ka treguar se çmimi për shëtitjen me barkë, 1 orë kushton 5 euro, ndërsa 30 minuta kushtojnë 2 euro e 50 centë.
Pronari i barkave u shpreh se këtu nuk investon askush.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/290794178538185/?notif_id=1556619307345326¬if_t=live_video_explicit
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...