Shtëpitë që po shihni janë më shumë se thjeshtë ndërtesa; ato përfaqësojnë një fillim të ri për shumë familje shqiptare në veri të Mitrovicës.
Pas 25 vitesh pritje dhe vuajtjesh, këto shtëpi janë rindërtuar, duke sjellë gëzim dhe shpresë për ata që kanë humbur gjithçka gjatë luftës.
Një nga këta banorë që i është ndërtuar shtëpia është edhe e Zahir Mehmetit nga lagjja “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës.
Ai para kamerës së Arbresh.info, shprehet me gëzim për shtëpinë e re që ka marrë, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti për mbështetje.
“Kurrë më i lumtur nuk kam qenë. Ne jemi shumë të kënaqur prej Qeverisë së Kosovës, prej Kurtit. Shtëpia është shumë mirë e ndërtuar, kontraktori ka qenë korrekt e ka sjell materialin me kohë, siç ka ekzistuar në plan”, shprehet ai.
Mehmeti tregon për sfidat e vështira që ka përjetuar, jetesën siç e quan ai “refugjat në qytetin tënd”.
“Jeta pas luftës pa shtëpi.. vetëm ai që e ka përjetuar din të tregoj, katastrofë, me qira në shtëpia të huaja në vend të huaj, refugjat në qytet tëndin shkurt dhe shqip a ka gjë ma vdekje sesa të jesh refugjat në qytetin tënd. Kurrë në jetë nuk kam menduar dhe asnjëherë nuk do të mendoj dhe nuk e shes kurrë, edhe nëse sot e lëshoj ashtu do ta lë, me u thirr prona e Zahirit a me shit nuk do e shes”, thotë ai, raporton Arbresh.info.
Mehmeti thekson ndjenjën e sigurisë që ka tani, falë mbështetjes nga policia dhe Qeveria e Kosovës.
“Unë ndihem i sigurt me polici me qeverinë 100 për qind, kurrfarë problemi nuk kemi ne nga kjo anë më”, pohon ai.
Edhe një tjetër banor i kësaj lagje, Arsim Fehrati, flet për rëndësinë e ndërtimit të shtëpive të tyre në këtë lagje dhe rikthimit të banorëve në vendin e tyre.
Ai shprehet se ndjehet më i sigurt tash se më parë.
“Jetoj në Kodrën e Minatorëve ndihem mirë që kam marr një shtëpi të re, shumë mirë që po ndërtohen që të kthehet populli në shtëpitë e tyre, ku kanë jetuar gjithë. Ndihemi të sigurt më përpara jo, tash po. Kurrë nuk e kam menduar edhe pse më kanë lutur por nuk e kemi shitur hiç”, shprehet Fehrati.
Ndryshe, në fund të muajit shtator, të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rindërtimin dhe renovimin shtëpive individuale për familjet të cilave u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998-1999./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...