Nuk ka ende vendim për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Ballkanin

18:48 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se vendet evropiane nuk kanë vendosur ende për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, i cili do të ngarkohej me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe me çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Stano konfirmoi se ideja për emërimin e përfaqësuesit të posaçëm u është paraqitur vendeve anëtare të BE-së.

“Derisa shtetet anëtare të mos vendosin dhe miratojnë emërimin e një personi specifik për mandatin konkret, ne, as përfaqësuesi i lartë i BE-së, nuk mund të flasim për këtë”, tha Stano.

Komentet pasojnë deklaratën e komisionarit evropian për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, dhënë Radios Evropa e Lirë, se ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, do të jetë përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për Ballkanin Perëdimor.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, është i vetmi që mund të njoftojë zyrtarisht për emërimin e një përfaqësuesi special”, tha Stano.

Emërimi i përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor pritet të bëhet më 23 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme