Ende nuk është caktuar një datë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi nuk ka asnjë informacion se kur BE-ja do të caktojë një një datë tjetër për dialog.
I kontaktuar nga lajmi.net, Arifi ka thënë se nuk kanë marrë ftesë duke shtuar se nuk dihet kur do të vazhdojnë bisedimet.
Dialogu Kosovë-Serbi u anulua pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq ku pala serbe më të kuptuar rastin u kthye në Serbi.
Në lidhje me këtë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i cili edhe kryeson delegacionin serb në Bruksel, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia nuk do të bisedojë me Kosovën deri sa të zbardhet vrasja e Ivanoviqit.
Ndërkohë, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn iu ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të punojnë në reforma dhe në vazhdimin e dialogut mes dy vendeve./Lajmi.net/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës