Nuk ka datë për tryezën e partive politike për çështjen e Presidentit

12:04 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Çështja e Presidentit po mban pezull koalicionin qeverisës.

Kjo pasi që pothuajse të gjitha partitë në pushtet kanë shfaqur interesimin për të vendosur kandidatin e tyre në krye të vendit, shkruan portali arbresh.info

E lidhur me këtë koha është duke skaduar, por duket se i pari i Qeverisë ende nuk ka datë për të mbledhur në tryezë partitë politike.

“Nuk ka datë për tryezë, por shpejt do të dakordohemi, nëse nuk ka emër për President nëse s’ka dakordime, atëherë shkojmë në zgjedhje”, tha kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj ka shprehur interesimin e tij për t’u zgjedhur president, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate si dhe Nehat Idrizi ish kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme