Brukseli ende nuk ka caktuar ndonjë datë për raundin e ri të bisedimeve teknike Beograd-Prishtinë.
Muajin e kaluar Bashkimi Evropian deklaroi se është e nevojshme të përshpejtohet diskutimi rreth marrëveshjeve ekzistuese në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Për këtë u tha se delegacionet teknike do të takohen çdo dy javë, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodhë, shkruan lajmi.net.
Kreu i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se ende nuk kanë marrë ftesë për vazhdimin e bisedimeve.
“Kjo nënkupton që Serbia nuk don t’i kryejë obligimet e mbetura e që janë shumë të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Arifi për lajmi.net.
Bllokimin e dialogut Serbia po e arsyeton me mosthemelimin e Asociacionit të Komunave serbe duke thënë se nuk po zbatohet marrëveshja e Brukselit.
Mirëpo, Arifi ka theksuar se çështja e Asociacionit është zhbllokuar edhe pse ka pas ngecje.
“Ne kemi pas ngecje në Asociacion por ai proces është zhbllokuar, asnjë obligim tjetër nuk e kemi. Ata e kanë marrëveshjen e Energjisë mosimplementimi i së cilës nga ana e tyre neve na i humbë mbi 20 milionë euro në vit”, ka sqaruar Arifi.
Po ashtu, ai ka bër të ditur se po bllokohet edhe marrëveshja e menaxhimit të integruar të kufinjëve me të cilën Kosova rrezikon të humbë mbi 24 milionë donacion nga BE-ja për ndërtimin e gjashtë vendkalimeve kufitare.
Takimi i fundit mes palës kosovare dhe asaj serbe u mbajt në fund të muajit të kaluar./Lajmi.net/
Parashikimi i motit për sot
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat