Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit nuk pritet as këtë javë. Kështu kanë thënë zyrtarë nga KQZ-ja, të cilët nuk kanë dhënë një datë të caktuar se kur mund të presim publikimin e rezultateve finale.
Dje KQZ-ja ka përfunduar rinumërimin e 115 kutive nga disa vendvotime.
Ky rinumërim sipas tyre ka ndodhur pasi janë evidentuar mospërputhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Mirëpo, një rinumërim të tillë përfaqësues të KDI-së kanë thënë se edhe mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ndërsa njohësit e çështjeve politike thonë se procesi i certifikimit të votave është vonuar pasi ka pasur kohë të mjaftueshme që të përfundojë ky proces.
Ata thonë se është e nevojshme që sa më herët të bëhen publike rezultatet finale pasi, siç thonë ata, mund të ketë ndryshim rezultatesh kur vjen puna te kandidatët për deputetë.
Valmir Elezi, zëdhënës nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë për “Zërin” se KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit për arsye që janë hasur gjatë pranimit të këtyre kutive në qendër dhe të mospërputhjeve.
“Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit pas rekomandimeve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Ky rinumërim vjen për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në këtë Qendër apo për shkak të mospërputhjeve të evidentuara”, ka thënë Elezi.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...