Nuk ka besim më tek PDK-ja

20:11 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se për gjendjen në të cilën gjenden sot institucionet e vendit, përgjegjëse është Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Kadri Veselin.

Bajrami në Info Magazine të Klan Kosova tutje tha se PAN s’mund ta bëjë Qeverinë pasi PDK ka dëshmuar historikisht që s’mund të përfundojë mandate pa përfunduar marrëveshjet me partnerët e koalicionit.

Sipas saj as deputetë të LAA e as të Vetëvendosjes nuk do e votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar pasi asnjë votues i LDK-së nuk do e arsyetonte tutje edhe një partneritet tjetër të këtyre subjekteve, transmeton Klan Kosova.

”Nuk ka besim më tek PDK, sepse historikisht PDK e ka vërtetu që smund ta përfundojë një mandat qeverisës pa përfundu një marrëveshje partneriteti koalicioni”.

”Sot jemi më keq sesa kemi qenë para zgjedhjeve e për këtë përgjegjësia i takon PDK-së. Nuk do të kishte votues të LDK-së në Kosovë që do e arsyetonte votimin e Kadri Veselit për kryeparlamentar dhe një partneritet tjetër në mes këtyre dy subjekteve. Veseli ka qenë faktori kryesor për rrëzimin e kësaj qeverie duke nisur turin e dëgjimit”.

”Brenda PAN është PDK, nëse ato do të dilnin nga ky koalicion do vazhdonim me partneritet. Nuk ka arsye. Demarkacioni ka qenë një nga arsyet që ka ngec prapa qeverisja PDK- LDK”.

”Kemi një listë shumë të mirë, jemi shumë komod. Nëse janë kontribut dhënës, më të mirët, formojeni Qeverinë më 3 gusht”.

”Nuk ka deputetë të LAA-së që do e votojnë e nuk e di se ku do të gjenden këta numra. Ka disa ditë që është trumbetu emri i tij për kryetar të Kuvendit. Nëse nuk ka ego personale, e Veseli s është i lidhur për pozita, kish me qenë mirë që PAN ta sjellë një kandidat tjetër për këtë post e ne do të votojmë”.

”Nuk mundeni me shpresu thjeshtë që Lista Serbe mund të bëjë sjellje racionale në Kuvend. Nëse Veseli i ka votat për kryeparlamentar më 3 gusht, atëherë e ka mbështjetjen time”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme