Universitet i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se nuk do të ketë afat të prillit për t’ju nënshtruar provimeve.
Kjo për shkak të pamundësimit nga pandemia e koronavirusit, raporton portali arbresh.info.
Në njoftimin e UP-së thuhet se kanë nisur përgatitjet për të gjetur formën për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht.
“Me anë të këtij njoftimi, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” informon studentët, stafin dhe të gjitha palët e interesuara se, ashtu siç jeni informuar në njoftimin e datës 27 mars 2020, si dhe në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë, provimet e afatit të jashtëzakonshëm të prillit nuk janë të realizueshme në këtë fazë.
“Njëherësh, ashtu siç jeni njoftuar zyrtarisht, Universiteti i Prishtinës ka filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.
“Lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës do të konsultojë dhe do të marrë vendime në kuadër të organeve kompetente dhe më pas do të publikojë njoftim zyrtar për vendimet e marra.
“Deri atëherë, të gjitha pretendimet e tjera mbesin opinione personale ose diskutime të brendshme. Menaxhmenti i UP-së garanton, që të gjitha vendimet e marra, do të bazohen në parimin e së mirës në favor të studentëve dhe stafit të tij, si dhe në përputhje me vlerat themelore të arsimit të lartë dhe kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në kumtesë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?