Politologu Albinot Maloku nëpermjet një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës për shtyp të lëshuar nga shtetet e Quintit përmes së cilës i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja, transmeton arbresh.info.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, deri më tani nuk është se i solli aq shumë vendit. Ftesa e qëndrimi i përbashkët i shteteve të Quintit ndaj Republikës së Kosovës për rinisje të këtij dialogu është e shëndetshme, atëherë kur ka një studim të detajuar se çka është arritur me dialogun, kush i bëri obstruksionet në rrugëtimin e tij dhe kush duhet të jap përgjegjësi.
Me ftesë për shmangie nga veprimet që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, pa ditur kush është aksioni e kush reaksioni nga palët në këto veprime, vazhdohet avazi i vjetër edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese, padyshim se i kontribuon përparimit të këtyre dy vendeve, por kjo nuk bëhet me një proces impotent siç ishte ky i Brukselit.
Në anën tjetër, kur flasim për veprime penguese nga palët, (pra Kosovës e Serbisë), nuk janë të krahasueshme heqja e taksës me ndërprejrjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.
Taksa është momentum krejtësisht i nevojshëm dhe nuk shoh assesi rrethana që ajo të largohet, përkundrazi reciprocitet i plotë në të gjitha rrethanat duhet të ketë Kosova ndaj Serbisë”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?