Google ADS

Nuk iu dhanë shtesat prej 300 eurove mbi njëmijë punonjësve shëndetësorë, sqarohet Ministria e Shëndetësisë

17:12 | 28 Gusht 2020
Arbresh.info

Rreth 1300 punonjës shëndetësorë nuk kanë arritur të marrin 300 euro shtesë  për muajt korrik dhe gusht, të miratuara nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht rrezikut që kanë bartur gjatë përballjes me pandeminë.

E lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se arsyeja e mos pagesës për këto kategori është për shkak të papërputhshmërisë së listave me kriteret e vendit të Qeverisë dhe udhëzimet e saja, shkruan portali arbresh.info.

Për këtë SHSKUK i ka kthyer listat që të rishikohen nga menaxherët që njëjtat të jenë konform vendimit të Qeverisë.

“Përderisa nuk bëhen rishikimet e duhura në këto lista, nuk do të mund të kryhen pagesa”, thuhet në njoftim.

Siç dihet, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës  për shtesa mujore në vlerë prej 300 euro ka të bëjë me mjekët, infermierëve dhe teknikëve të cilët janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe me kategoritë e profesionistëve nga institucionet si:

  • IKSHPK-ja,
  • Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut,
  • Departamenti i Shëndetësisë në Burgje,
  • SHSKUK dhe Spitalet e përgjithshme si njësi të saj si dhe
  • QKMF-të në Komuna./arbresh.info/

EKSKLUZIVE| ShSKUK-ja vendos në listën për 300 eurot rreth 8000 veta, përmirësimet lënë pa shtesa 1300 mjekë që infektuan edhe familjet e tyre si rezultat i angazhimit gjatë pandemisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme