Nuk ishte Azem Vllasi cak i vetëm i grupit organizator të atentatit të para pak ditëve. Gazeta “Zëri” mëson nga organet e sigurisë se tash sa kohë ky grup që jeton në Zvicër kanë një listë me emra të cilësuar si “tradhtarë të kombit” të cilët kishin planifikuar t’i ekzekutonin.
“Në këtë listë të “tradhtarëve” përshihen edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, lideri i “Nismës”, Fatmir Limaj dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërkohë, lidhur me sulmin ndaj Vllasit “Zëri” nga burime të saja ka marrë vesh se cak i Murat Jasharit (të dyshuarit kryesor) dhe grupit të tij, i cili tashmë operon në tri shtete, bashkë me grupin e tij, i ka cilësuar si “tradhtarë të kombit”, me ç’rast planet për vrasjen e tyre janë bërë në Kosovë, në Maqedoni dhe në Zvicër.
Kurse, sulmi ndaj avokatit Azem Vllasi, i kryer para dy ditësh në Prishtinë, duhet gjykuar nga organet e drejtësisë, pasi që askush nuk ka të drejtë t’ia marrë jetën tjetrit. Kështu së paku vlerësojnë ekspertët e sigurisë në Kosovë, të cilët konsiderojnë se aktet e tilla e cenojnë drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve në Kosovë. Megjithëkëtë, ata janë shprehur optimistë se rastet e ngjashme nuk do të ndodhin në ditët në vazhdim.
Nga ana tjetër, gazeta “Zëri” pak pas identifikimit të të dyshuarve ka marrë vesh se grupi i të dyshuarit kryesor, Murat Jashari, në listën e tij ka edhe disa emra të njohur të skenës politike, të cilët i parasheh në vazhdën e eliminimit. Ndërkohë, Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe personin e tretë lidhur me rastin në fjalë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...