Google ADS

Nuk i shkojnë ministrat në mbledhje, nervozohet kryeministri

15:26 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur të mbajë sot mbledhjen e paraparë me kabinetin qeveritar. Kjo sepse atij i munguan aq ministra sa nuk u arrit të bëhet kuorumi

Qeveria nuk pati kuorum për ta mbajtur mbledhjen e caktuar për sot. Shefit të Ekzekutivit s’i mbeti gjë tjetër pos të shprehë mospajtimin për këtë dështim të mbledhjes, shkruan Express.

“Po shprehu mospajtim me faktin që s’ka kuorum. E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të ketë prioritet”, tha Haradinaj.

Ani pse kryeministri nuk ka konsideruar shkarkimin e ministrave të tij as kur atyre u janë ngritur aktakuza, sot ai u mllefos aq sa të paralajmërojë edhe largim të ministrave për mungesë në mbledhje

“Do të bisedoj me partnerët e koalicionin për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë”, tha Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme