Nuk i respektuan masat ant-covid, policia gjobiti mbi dy mijë qytetarë

12:05 | 31 Gusht 2021
A. B.

Policia e Kosovës dje ka nisur zbatimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Gjatë inspektimeve për respektim të këtyre masave nga qytetarët gjatë 24 orëve, policia ka shqiptuar 2479 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Kujtojmë se dje kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, ku është rikthyer kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme