Nuk hesht as gruaja e Agim Ramadanit, ky është reagimi ndaj deklaratës së Shkëlzen Gashit

13:25 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Deklaratat e fundit të këshilltarit të kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Shkelzen Gashi ndaj UÇK-së dhe shqiptarëve nuk kanë mbetur pa u kritikuar nga gruaja e komandantit Agim Ramadani.

Ajo ka shpërndarë një fotografi me emblemën e UÇK-së , ku janë edhe fjalët e personaliteteve të shquara botërore që kanë vlerësuar lartë këtë forcë.

“Mos e ndyt gjakun e pastër që u derdh në mbrojtjen tënde!”, shkruan Ramadani.

Në fund të postimit shkruan se UÇK është krenaria, lavdia dhe historia jonë.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e saj:

“Shqiptarët për fat të keq kanë kryer krime ndaj serbëve dhe malazezëve. Janë krime që kanë ardh si pasojë e asaj çka ka ndodhe ndaj shqiptarëve mes në dy luftërat botërore”, deklaronte Shkelzen Gashi

Madje, gjuha e tij shkon edhe më larg, njëjtë sikurse Millosheviqi dhe Vuçiqi. Kosovës i referohet edhe me “Metohi”.

https://www.facebook.com/familjae.ramadanit/posts/3048353025230981

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme