Nuk fillon mësimi në shkollat fillore të dy fshatrave në Kamenicë, prindërit kundërshtojnë reformën e Qëndron Kastratit

17:24 | 13 Janar 2020
M. A.

Ka filluar  sot gjysmë vjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Por mësimi nuk ka filluar edhe për nxënësit e shkollës fillore në fshatin Koretin dhe Topanicë të komunës së Kamenicës.

Nxënësit e fshatit Topanicë nuk kanë shkuar në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ku përmes reformës së re të arsimit që ka marrë kryetari I komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, do të duhet t’i vijojnë mësimet në këtë shkollë.

Prindërit e tyre në shenjë mospajtimi ndaj vendimit të kryetarit nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollë.

Ata, prapa kamerës kanë thënë se nuk do t’i dërgojnë as ditëve në vazhdim.

Drejtoresha e shkollës, Meritaj Keqmezi- Çoçaj ka thënë se mësimdhënësit kanë dalë në orar të punës por sipas saj prindërit kanë ardh pa fëmijët e tyre për të kundërshtuar këtë vendi.

Edhe në fshatin Topanicë, në orët e mëngjesit dhjetar prindër janë mbledhur në oborr të shkollës “Rexhep Mala” për të kundërshtuar reformën e re në arsim.

E Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati në një interviste për portalin arbresh.info u bëri thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët ne shkollë.

Ai tha se të gjitha kërkesat e tyre janë zgjidhur nga ana e komunës./arbresh.info/ Mira Avdimetaj/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme