Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar raportimin e tij para deputetëve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruaj për draft-statutin për Asociacion, transmeton Telegrafi.
Ai po ashtu tha “A mundet PDK dhe LDK me tregu se si ka vepru me bind Vuçiqin për nënshkrim për marrëveshje, ai me mua nuk po nënshkruan”.
“Qëndrimin për përputhshmërinë draft-statutit do ta japë Gjykata Kushtetues, por unë do të japë disa vlerësime politike të mija: E para drafti në vlerësimin tim politik e ndërprenë trashëgiminë mosnjohjes që ishte në marrëveshjet 2013. Drafti ka qartësi sa i përket njohjes si një shtet i pavarur, me të cilin serbët do të jetojnë. Nuk është ‘Zajednica”, siç e parashihnin marrëveshjet e 2013 e 2015. Drafti e mbyllë hapësirën që serbë të ju jep ndjenja për një luftë territorial”, tha ai.
Kurti pohoi se draft-statuti e bën të qartë se vendi është republikë dhe e ardhmja është bashkëjetesa dhe kjo i bie që Serbia të heq dorë që serbët mund të kenë autonomi jashtë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...