Google ADS

Nuk është Vjosa Osmani, kjo ishte gruaja e parë kosovare e nominuar për kryeministre

11:14 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Vjosa Osmani dje zyrtarisht u shpall kandidate për kryeministre të Kosovës, nga partia e LDK’së.

Osmani po quhet si kandidate e parë femër për kryeministre në Republikën e Kosovës.

Madje një gjë të tillë e ka thënë edhe sot i pari i LDK’së, Isa Mustafa në një postim në Facebook.

Mirëpo në fakt, Vjosa Osmani, nuk është kandidatja e parë femër e nominuar për këtë poitë.

Mimoza Kusari ka qenë femra e parë e nominuar për kryeministre të Kosovës.

Koalicioni për ‘Kosovën e Re’, i udhëhequr nga AKR’ja e Behgjet Pacollit e kishte nominuar për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2010.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme