U.D së Presidentit, Vjosa Osmani, nuk e ka për herë të parë që në fjalimet e saj në ditë të rëndësishme nuk e përmend, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në vizitën e saj zyrtare që është duke e zhvilluar në Shqipëri, gjatë fjalimit të saj para deputetëve shqiptarë harroj ta bëjë një gjë të tillë, ani pse po ju drejtohet rreth bashkëpunimit të përbashkët në procese të rëndësishme të vendit, raporton arbresh.info
E të njëjtën gjë nuk e bëri as në qershor të këtij viti, në ditën e Çlirimit të Kosovës.
Madje në atë kohë, për mos përmendjen e sakrificës se Ushtarëve të Kosovës, kishte reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Përmes një postimi në facebook, Haxhiu në atë botë kishte thënë se Vjosa Osmani injoroj mijëra dëshmor të renë në fushëbeteja më emblema të UÇK-së.
Postimi i plotë i Haxhiut më datë 20 qershor 2020:
“Fjalimi skandaloz i Vjosa Osmanit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në Ditën e Çlirimit. Ajo me vetëdije të plotë, në fjalimin e saj injoroi tërsisht rolin e UÇK-së në çlirimin e vendit. Vjosa injoroi mijëra deshmorë të rënë në fushëbetja me emblemën e UÇK-së. Pa luftën e UÇK-së nuk do të kishte Ditë të Çlirimit, nuk do te kishte as aleancë te Kosovës me NATO-n, as nuk do te kishte mundësi qe Vjosa të ulej në ulsen e Kuvendit aq ma tepër si kryetare mosmirënjohëse. Tani vetë qytetarët le ta kuptojnë nga rrjedhë gjithë kjo urrejtje patologjike për UÇK-së e kësaj gruaje të re e të mbushur me aq pezëm ndaj njerëzve të luftës së fundit. Turp çfarë kryetare Kuvendi ka Republika e Kosovës!”, kishte thënë Haxhiu./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve