Halloween që në Kosovë njihet si “Nata e Shtrigave” ka filluar të marrë përmasa të mëdha, ndërsa është festa më popullore në Shtetet e Bashkuara, pas Krishtlindjes.
Edhe Kosova në vitet e fundit ka nisur që ta festojë këtë festë, ani pse shumë qytetarë thonë se nuk e njohin si të tillë.
Halloween festohet me datën 31 tetor dhe besohet se pikërisht në këtë datë shpirtrat e atyre që kanë vdekur një vit më parë rikthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.
Arbresh.info, qytetarët kryesisht u përgjigjen se nuk e festojnë këtë festë, duke e konsideruar si një nga festat “haram”.
“Festa e Halloween-it nuk duhet te ne të festohet fare, nuk është festë e jona, dhe nuk ka asnjë arsye që të festohet”
Një nga qytetarët i cilësoi jo normal personat të cilët e festojnë këtë festë.
“Për mendimin tim, nuk janë normal”
Sa i përket faktit se a është festuar edhe më parë kjo festë në Kosovë, u shprehë se nuk është festuar asnjëherë.
“Kurrë nuk është festuar, tash jam 72 vjeçar dhe vetëm kohët e fundit jam duke dëgjuar rreth kësaj feste, pasi kam migruar në Gjermani atje kam dëgjuar rreth kësaj teme, ndryshe nga këtu”
Ndërsa se a duhet të festohet kjo festë, veçanërisht në Kosovë, një tjetër qytetarë tha se në Amerikë duhet të festohet, ndërsa në Evropë nuk duhet.
“Në Amerikë po, ndërsa në Evropë nuk besoj që duhet të festohet, unë kam lindur në Gjermani dhe e kam festuar, por kjo festë duhet si mos me qenë fare festë, “fallco”, ndërsa pas qëndrimit tim në Amerikë, atje e kam kuptuar si duhet të festohet kjo festë”, thotë ai.
Tutje, qytetari tha se së bashku me bashkëshorten do ta festojnë këtë festë.
“Me fëmijë nuk besoj që do e festoj, por me gruan pse jo”.
Mirëpo, kjo festë në vendin tonë keqpërdoret në disa raste. Fëmijët e pakujdesshëm dhe ata që nuk shoqërohen me prind gjatë kësaj nate, hedhin veze në drejtim të veturave, njerëzve, lokaleve./Arbresh.info/Qëndresa Luma/
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Martini ishte i mbush...
Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqip...
Vullneti, Gresa dhe Xuxi komentojnë banorët për festën mbrëm...