Nuk është e vërtetë se Kosova po e rrezikon partneritetin me NATO-n e Amerikën

09:35 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se me krijimin e ushtrisë, Kosova nuk është duke e rrezikuar partneritetin me ShBA-në dhe NATO-n.

Ai ka thënë se nisma e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë është plotësisht e drejtë dhe në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka folur edhe për procesin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se versioni aktual është në rregull dhe duhet të shkojë në Kuvend.

Sipas tij, s’ka asnjë arsye që ky kufi të mos miratohet në Kuvendin e Kosovës. Politologu Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që rrëzimi i demarkacionit ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kushtëzimet politike nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje”, është shprehur Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme