Google ADS

Nuk e përmeni në Parlamentin e Shqipërisë, ja çfarë tha sot për UÇK-në Vjosa Osmani

12:31 | 18 Dhjetor 2020
V. S.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi se mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë ndarje.

E ndonëse në Parlamentin e Shqipërisë, Osmani nuk e përmendi luftën e UÇK-së, sot e bëri një gjë të tillë.

Osmani thekson se pa u vendosur drejtësia për luftën e UÇK-së, Ballkani sipas saj nuk do të jetë në paqe.

“Ne sot jemi gjallë si popull mbi të gjitha për shkak të sakrificës sonë për liri për shkak të luftës së drejt që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe për shkaka të Aleancave ndërkombëtare”.

Gjatë fjalës së saj, presidentja në detyrë theksoi se Shqipëria duhet të dënojë genocidin serb në Kosovë, pasi sipas saj nuk duhet lejuar që të mohohet sakrifica për liri e kryer nga qytetarët e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme