Me 17 vota për, asnjë kundër dhe 61 abstenime, amendamenti i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë përkrahjen e shumicës së deputetëve.
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, propozoi që të shtohet buxheti për kategorinë e arsimit me nevoja të veçanta, ku në këtë mënyrë të rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta të shtohet buxheti prej 2.5 milionë euro në kategorinë paga dhe shtesa dhe shuma e përgjithshme të jetë 3 milionë e 821 mijë euro. Kështu si arsyetim në mungesë të asistentëve prekë detyrimisht nënat e këtyre fëmijëve dhe i privon nga angazhimi i tyre në sferën publike, duke qenë duhet të kujdesen për këta fëmijë. Aktualisht janë 100 asistentë të angazhuar në sistemin para-universitar për 3 mijë e 939 fëmijë me nevoja të veçanta nga klasa e parë deri në klasën e 12. Propozimi për 500 asistentë në institucionet para-universitar, është se numri që një asistent që duhet të punoj me 12 fëmijë, të ulët që të paktën një asistent të punojë me 6 apo 7 fëmijë”, tha Hoxha.
Nga pozita ishte nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se do të abstenojë.
“Unë kam qenë fëmijë që kam pasur asistencë, gjatë kohës kur kam qenë unë në shkollë për dy arsyeje. E kuptoj shumë mirë çfarë do të thotë ta kesh asistencën e nevojshme. Ka qenë për asistencë për mungesë të gjuhës por edhe për aftësi të kufizuar. Për shkak se kam pasur të pamundshme përdorimin e dorës së majtë. Dhe kjo ka zgjatur me vite të tëra. Por, unë sot do të abstenojë në këtë amendamentin, për shkak se e respektoj faktin që kemi njerëz në qeveri tani që kanë marrë hapat për të cilët është kërkuar shumë kohë më përpara në relacion me nevojat që janë. Po, e kuptoj sa është e nevojshme dhe cilat janë nevojat për përkrahjen e këtyre fëmijëve por edhe të rinjve në fakt”, tha Bogujevci.
Ajo po ashtu tha se do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për asistencë të fëmijëve me aftësi të kufizuar./arbresh.info/
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...