Në konferencën javore të Grupit Parlamentar të LDK-së, shefi i saj Avdullah Hoti ka thënë se nuk e mbështesin formën e dialogut që po e bon presidenti Hashim Thaçi me Serbinë, shkruan arbresh.info
“LDK nuk do të mbështesë një dialog të tillë siç po zhvillohet nga presidenti”, ka thënë ai.
Kujtojmë se dje presidenti Thaçi njoftoi se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëtim të cilin e ka mbajtur të fshehtë. Ai tha se kishte shkuar për t’u koordinuar për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Në kuadër të parapërgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që do të ndodhë nesër (të premten), jam në Uashington për të bashkë-koordinuar aktivitetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që do të hyjmë në një fazë të re, të rëndësishme dhe i tërë përkushtimi duhet të jetë i koordinuar mirë dhe natyrisht i qartë për sot, por edhe për të ardhmen”, citohet të ketë thënë presidenti./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1732854530112965/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?